KUPA E DANIMARKËS!
Muhamet Hyseni me dy gola në Kupë të Danimarkës
8 August, 2024 @12:09
Sulmuesi i ri i Horsensit, Muhamet Hyseni, që në stinorin e kaluar përfundoi si golashënues më i mirë i Superligës së Kosovës ka shënuar dy gola në ndeshjen e së 1/32 së finales së Kupës së Danimarkës dje.
Hyseni shënoi dy golat e para për ekipin e tij, në fitore ndaj Kjellerupit, të cilën Horsens e fitoi me rezultat të thellë 0-5. Ish sulmuesi i Llapit shënoi në minutën e 7-të dhe të 18-të të ndeshjes për t’i siguruar qetësi ekipit, ndërsa tre golat tjerë erdhën në pjesë të dytë të duelit.
Trajneri i Horsensit Martin Retov e mbajti Hysenin për 64 minuta në ndeshje. Hyseni që është edhe reprezentues i Kosovës kaloi te ekipi i ligës së dytë të Danimarkës, këtë verë.