START I MIRË PËR DAKUN
Daku hap stinorin me gol dhe bëhet lojtar i ndeshjes!
22 July, 2024 @22:08
Sulmuesi i Shqipërisë, Mirlind Daku, ka nisur në mënyrë më të mirë stinorin e ri të Superligës së Rusisë në futboll. Futbollisti që mbron ngjyrat e Rubin Kazanit ka shënuar golin e parë të ekipit, ndërsa ka bërë asist në gol të dytë, derisa ka ndihmuar që ekipi i tij të fitojë ndeshjen ndaj Nizhbny Novogorod, 2-4.
Përndryshe, Daku ka luajtur për 90-minuta për Rubinin në ndeshjen e kaluar si mysafir, derisa startuesi tjetër i Rubinit Dardan Shabanhaxhaj që përfaqëson Austrinë ka luajtur për 72-minuta në këtë ndeshje. Në fund të ndeshjes, Daku ka marrë edhe çmimin e lojtari më të mirë të duelit të sontëm, ku ekipi nga Kazani ka nisur stinorin me fitore dhe 3 pikë.
1-1 Daku pic.twitter.com/eDIEe1iyQf
— RPL Sky (@RPLNews_eng) July 22, 2024