LEGJENDA KROATE
Ivan Rakitic nënshkruan me Hajdukun
21 July, 2024 @15:54
Edhe një legjendë e Kroacisë është kthyer në Superligën vendore të atjeshme, ndërsa Hajduk i Splitit ka zyrtarizuar mesfushorin Ivan Rakitic si lojtar të ri të ekipit.
Sipas njoftimit të lëshuar nga ekipi bregdetar, Rakitic ka nënshkruar kontratë 1+1 vjeçare me Hajdukun, ndërsa prezantimi zyrtar do të mbahet sonte.
Rakitic 34 vjeçar ka luajtur 323 ndeshje për Sevillën në karrierë të tij, 310 për Barcelonën dhe mbi 100 për Schalken.
Në fillim të karrierës ka qenë pjesë e Baselit zviceran. Hajduk, që ka marrë këtë stinor trajnerin italian Gennaro Gattuso, i ka dhënë numrin 11 legjendës së futbollit kroat.