BARAZIM NË DERBIN E KOSOVARËVE NË RUMANI
Florent Hasani shpëton Rapidin nga humbja
20 July, 2024 @23:05
Në përballjen që mund të quhet derbi i kosovarëve në elitën e futbollit rumun, në ndeshjen që posa përfundoi Rapidi i Bukureshtit barazoi me Clujin 2-2, me golin në sekondat e fundit të ndeshjes të zëvendësuesit Florent Hasani (90’+7).
Cluji kishte dy herë avantazhin, 0-1 dhe 1-2, ndërsa për ata 90 minuta luajti Meriton Korenica, kurse Armend Thaçi mbeti në bankën rezervë gjatë lojës. Përndryshe, golin e parë për Rapidin e shënoi Albion Rrahmani, që konvertoi penalltinë në minutën e 53-të të ndeshjes për të bërë 1-1 rezultatin.
Rapidi nga dy ndeshjet e para të stinorit ka 2 pikë, ndërsa Cluji 4. Përndryshe Rrahmani u zëvendësua në minutën e 71-të të ndeshjes, pas një lëndimi që e pësoi. Kurse serioziteti i lëndimit pritet të kuptohet në ndërkohë.