Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SULMUESI BIND KLUBIN DHE IA BLEJNË KARTONIN

Gjilani blen Senad Jarovicin, pas suksesit në gjysmëstinorin e kaluar

Foto: SCGjilani/ fb

Gjilani blen Senad Jarovicin, pas suksesit në gjysmëstinorin e kaluar


22 July, 2024 @11:15

Veprim i rëndësishëm i klubit të Gjilanit. Pasi panë cilësitë dhe numrin e golave të shënuara të sulmuesit Senad Jarovic që e huazuan në pranverë të stinorit të shkuar nga Struga, ata tashmë kanë blerë komplet kartonin e tij dhe e zyrtarizuan ditë më parë.

Jarovic 26-vjeç dha 11 gola për Gjilanin prej fillimit të stinorit pranveror 2023/24 deri në fund, që ndikoi direkt në sigurimin pa nevojë për barazh të ekipit të kuq nga Anamorava në Superligë. Futbollisti i lindur në gjermani, me origjinë boshnjake vlerësohet rreth 250 mijë euro në Transfermarkt, ndërsa ka nënshkruar për gjilanasit për dy stinorë.

Gjilani që në stinorin e kaluar u drejtua nga Gentjan Mezani, këtë stinor do të drejtohet prej Atdhe Nuhiut. Skuadra është duke bërë përgatitjet për stinorin 2024/25 në Bansko të Bullgarisë, ndërsa pritet të jetë shtylla kryesore e sulmit të ekipit.

Senad Jarovic

“Senad Jarovic i bashkohet ekipit me të drejta të plota.
Sport Club Gjilani komunikon arritjen e marrëveshjes me Football Club Struga për transferimin e futbollistit Senad Jarovic. Jarovic i është bashkuar menjëherë ekipit në fazën përgatitore në Bansko të Bullgarisë, ndërkohë që prezantimi tij do të bëhet pas rikthimit në Gjilan,”
ka bërë të ditur Gjilani në njoftim.

Në stinorin e kaluar, Gjilani përfundoi në pozitën e shtatë të Superligës, mjaftueshëm për t’i ikur barazhit dhe sigurimit të elitë. Ndërsa me përgatitjet në klub që po transmetohen nga ekipi dhe me lojtarët që po afrohen në ekip, pritet të kërkojë pjesën e epërme të tabelës këtë stinor.

Sipas Transfermarkt, Gjilani ka paguar 80 mijë euro për kartonin e sulmuesit që e nisi karrierën në Dusseldorf U17 për ta vazhduar në Domzale të Sllovenisë me U19 para se të arrijë te seniorët. Gjermani Jarovic në stinorin e kaluar ka marrë dy herë çmimin e Yllit të javës që e jep FFK-ja për lojtarin më të mirë të xhiros përkatëse në Superligë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga