Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LLAPI - WISLA

Llapi mposhtet edhe në shtëpi, eliminohet nga Europa League

Foto: KF Llapi

Llapi mposhtet edhe në shtëpi, eliminohet nga Europa League


18 July, 2024 @16:58

Pas humbjes 2-0 në ndeshjen e parë në udhëtim, Llapi në ndeshjen kthyese të luajtur sot në Kosovë ka humbur 1-2 ndaj skuadrës polake Wisla

Ky rezultat e eliminon përfundimisht Llapin nga rrethi i parë kualifikues i Europa League. Por, aventura e Llapit në Evropë nuk përfundon këtu. Podujevasit tash do të luajnë në rrethin e dytë kualifikues të Conference League, ku përballen me danezët e Brondbyt, një skuadër me mjaft përvojë në Evropë.

Në pjesën e parë Llapi luajti mjaft mirë, por nuk arriti dot ta gjejë rrjetën, me ç‘rast kjo pjesë u mbyll pa gola. E në pjesën e dytë, goli i mysafirëve nga Rodado në minutën e 58’ bëri që shpresat e Llapit për përmbysje nga ndeshja e parë të zvogëlohen dukshëm.

10 minuta pas inkuadrimit nga banka rezervë (64’), Ardit Tahiri shënoi për 1-1, por megjithatë më gola për Llapin nuk pati. Në fakt, ishin mysafirët nga Polonia ata që e gjetën rrjetën në minutën e 90’, kur Kiakos shënoi për epilogun përfundimtar 1-2.

Wisla, skuadër që garon në kategorinë e dytë të futbollit polak dhe ndodhet në gara evropiane pasi që e fitoi Kupën e Polonisë, në fazën tjetër të garës ka punë me një kundërshtar mjaft të fortë, Rapidin e Vienës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga