PORTIERI ITALIAN MBETET NË SUPERLIGË
Borsellini nënshkruan me Feronikelin’74
20 July, 2024 @22:52
Portieri që në pranverë të stinorit të kaluar u bë pjesë e Fushë Kosovës dhe tregoi cilësitë e tij, do të mbetet lojtar i Superligës edhe pse “Pampurët” ranë nga elita.
Italiani Davide Borsellini me cilësitë e treguar në pjesën e dytë të Superligës 2023/24, ka arritur të bind drejtuesit e Feronikelit’74 për të nënshkruar kontratë njësezonale me ekipin nga Drenasi.