Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AFROHET FILLIM STINORI 2024/25

Të martën, shorti për Superligën

Të martën, shorti për Superligën


20 July, 2024 @22:38

Pas një pushimi të gjatë, FFK ka publikuar një njoftim për stinorin e ri të garave në kuadër të Superligës. Në njoftimin e lëshuar sot, FFK-ja ka bërë të ditur se të martën më 23 korrik do të hidhet shorti për edicionin e ri të Superligës, 2024/25.

Aty, pos përfaqësuesve të klubeve do të mund të jenë edhe prezent përfaqësuesit e mediave, ka bërë të ditur FFK-ja

“Komisioni i Garave i Superligës njofton klubet dhe opinionin se shorti për edicionin e ri garues 2024/25 në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll do të tërhiqet të martën, më 23 korrik.
Ceremonia e tërheqjes së shortit do të zhvillohet në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës në orën 13:00 dhe do të bëhet në praninë e përfaqësuesve të klubeve dhe mediave.”
- ka përfunduar njoftimi i Federatës.

Kampion në tre vitet e fundit të Superligës është Ballkani. Në Superligë, kësaj radhe do të ketë ekip debutues, që është Suhareka, ndërsa tetëshen tjetër e përbëjnë Drita, Gjilani, Prishtina, Llapi, Dukagjini, Feronikeli’74, Malisheva dhe Ferizaji.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga