Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GREGG BERHALTER, SHKARKOHET

SHBA largon përzgjedhësin pas dështimit në Copa America

SHBA largon përzgjedhësin pas dështimit në Copa America


11 July, 2024 @12:31

Federata e Futbollit të SHBA-ve ka shkarkuar përzgjedhësin e ekipit Gregg Berhalter nga detyra, pas ecurisë së dobët që ata treguan në Copa America 2024, ku ishin nikoqir.

SHBA-të u eliminuan që në fazën grupore të Copa America, që u bë për herë të parë një nikoqir i turneut të eliminohej, së paku pa shkuar tutje nga grupet. Ata u mposhtën nga Panamaja dhe Uruguaji në grup, për tu eliminuar.

“Falenderojmë Greggun për përkushtimin e treguar në pesë vitet e kaluara me US Soccer, duke i dëshiruar sukses në të ardhmen,” ka shkruar ndër të tjera njoftimi i Federatës.

Nën Berhalterin SHBA-të kanë fituar dy Liga të Kombeve të CONCACAF-it dhe një COCACAF Gold Cup në 2021.

SHBA-të janë bashkorganizator të Kampionatit të ardhshëm Botëror me Mekiskën dhe Kanadanë, ndërsa kërkojnë që të përgatiten sa më mirë për aty, pasi që si nikoqir veçse janë pjesëmarrës. Në Kampionatin Botëror të Katarit, SHBA-të kishin dalë nga grupi dhe kishin arritur të tetën e finales.

Botërori i vitit 2026 do të zgjerohet dhe për herë të parë gara e tillë do të ketë 48 pjesëmarrës.

Në disa media, emri i Jurgen Kloppit është lakuar si përzgjedhës i mundshëm i SHBA-ve.


 
Të gjitha lajmet nga International