KOSOVARI - GRAPELAND

Grapeland siguron gjysmëfinalen e Play Offit, vazhdojnë pa humbje
14 February, 2025 @19:47
Lideri i Ligës së Parë në basketboll, Grapeland, ka regjistruar fitoren e 11 rresht në po aq ndeshje të zhvilluar.
Grapeland e mposhti me lehtësi Kosovarin me rezultat 59-91.
Kujtim Ujkani ishte koshashënuesi më i mirë te skuadra nga Rahoveci me 22 pikë, derisa u dallua edhe Rron Dahsyla me 16 pikë, 7 kërcime, 5 asistime dhe 5 topa të rrëmbyer.
Te Kosovari u veçua Arti Islamaj me 20 pikë.
Grapeland me këtë fitore e siguroi gjysmëfinalen e Play Offit.