LUIS NANI

REUTERS
I Juventusit për 22 milionë
29 December, 2013 @22:38
Mesfushori i krahut, Luis Nani, i cili përflitet për një kalim të mundshëm në Juventus, do të mund të kalojë te bianconerët nëse pagohet shuma e kërkuar nga Manchester United.
E sipas gazetave britanike, Manchester United, kërkon 22 milionë euro për portugezin 27 vjeçar i cili nuk po e gjen veten në formacion të David Moyesit.
Sunday Mirror beson se ekipi i Antonio Contes do të duhet të bind kampionin anglez vetëm me para, pasi që ata nuk do ta lëshojnë lehtë portugezin që ka kontratën e renovuar së fundmi me djajt e kuq. Transferi do të mund të realizohet në janar.