ARSENALI LIDER

Premier League Official
Giroud ua uron Vitin e Ri
29 December, 2013 @16:44
Olivier Giroud ka shënuar pas dy muajsh e tre ditësh si mysafir në Premier League për t’i dhënë Arsenalit fitoren më të rëndësishme para përmbylljes së vitit 2013.
Goditja e lehtë e tij me kokë pas gjuajtjes së lirë të ekzektuar nga Theo Walcott i ka dhënë fitoren Arsenalit në St James Park, gol ky që i ka dhënë fitoren minimale dhe tejet të rëndësishme ekipit të Arsene Wengerit.
Në anën tjetër Newcastle United i Alan Pardew ka mbetur duke apeluar për dy penallti te gjyqtari i ndeshjes, derisa humbja e sotme u ka ndërprerë atyre serinë e mirë në katër ndeshjet e fundit.
Me këtë fitore Arsenal përmbyll vitin si lider i Premier League, derisa që në ditën e parë të Vitit të Ri, ata presin në Emirates Cardiff Cityn.
Rezultatet dhe tabela aktuale.