ANDRES INIESTA

REUTERS
Guardiola më solli këtu
29 December, 2013 @13:12
Mesfushori ndër më të mirët në botë, Andres Iniesta, së fundi ka vazhduar kontratën me Barcelonën dhe duke folur për mediat spanjolle ka thënë se njeriu që e ka sjellë atë në këtë nivel të lojës është padyshim, Pep Guardiola.
“Ai ka qenë heroi im i fëmijërisë. Atë e shikoja në televizion dhe dëshiroja të bëhem si ai. Erdhi koha dhe ai u bë trajneri im. Guardiola bashkë me Michael Laudrupin kanë qenë futbollistët më të rëndësishëm gjatë fëmijërisë sime,” ka thënë Iniesta transmeton sot Foot Espana.
“Guardiola më ka bërë mua lojtar të nivelit të lartë,” ka shtuar më tej ai.
Iniesta ka qenë i kërkuar nga disa ekipe, ku më insistues ka qenë Manchester United, por ai ka vazhduar t’i mbetet besnik ekipit të tij të fëmijërisë.