MANCHESTER UNITED

Manchester United Official
Welbeck talismanik
28 December, 2013 @18:18
Përkundër se e kishin shumë vështirë pa Wayne Rooneyn, duke parë Michael Carrick dhe Tom Cleverley të humbur në fushë, United arriti trepikëshin e vlefshëm në saje të talismanit Danny Welbeck, që shënoi golin e dhjetë të tij të stinorit.
Kështu Manchester United për herë të dytë brenda 48 orëve ka arritur të shënojë fitore përkundër lojës jo të mirë, kur edhe në ndeshjen e kaluar ekipi i David Moyes u desht që të kthehej nga disavatazhi 2-0.
Derisa Moyes është përsëri i kënaqur me lojën e keqe dhe pikët e fituara, paraqitjet e tilla të Manchester Unitedit kampion nuk garantojnë seriozitet në luftë për të mbrojtur titullin.
Faqja zyrtare e Manchester Unitedit ka paralajmëruar kthimin e Rooneyt për ndeshjen e radhës, pasi që sot është lënë jashtë ekipit për të mos e rrezikuar lëndimin e lehtë që e posedon.
Rezultatet dhe tabela aktuale.