BOSHNJAKU

REUTERS
Dzeko, synim i Valencias
27 December, 2013 @15:25
Një biznesmen nga Singapuri, Peter Lim, pritet që të merr në pronësi ekipin e Valencias që nga janari i ardhshëm.
Me ardhjen e tij, pritet një shtytje 40 milionëshe në transferime të menjëhershme në afatin kalimtar të janarit dhe ngritje e ekipit nga Mestalla.
Spanjollja Marca ka shkruar sot se qendërsulmuesi boshnjak i Manchester Cityt, Edin Dzeko, do të jetë synimi kryesor i ekipit bardhezi nga Valencia.
Dzeko, është duke kaluar kohë të madhe në bankë të rezervave te ekipi i tij aktual dhe minutazha që i duhet atij para Kampionatit Botëror Brazili 2014 e bën atë që të kërkojë ekip tjetër.
Përveça Valencias, vetëm edhe Interi ka shfaqur interesim për boshnjakun.