PREMIER LEAGUE

Reuters
Hazard i jep 3 pikë Chelseat
26 December, 2013 @18:42
Ndeshja ndërmjet Chelseat dhe Swanseat që u luajt në stadiumin Stamford Bridge, përfundoi me fitoren e ekipit vendas.
Mesfushori ofansiv i londinezëve, Eden Hazard, ishte heroi i ndeshjes pasi në minutën 29’ shënoi golin e vetëm të takimit për tre pikët e radhës për Chelsean.
Megjithëse në minutat e fundit të ndeshjes mysafirët u munduan që së paku ta barazojnë rezultatin, porta e Petr Cech mbeti e paprekur.
Kjo ishte fitorja e njëmbëdhjetë për skuadrën e Jose Mourinhos, e cila tani ka 37 pikë dhe vazhdon ta ndjek kreun e tabelës, derisa Swansea mbetet me 20 pikë duke u radhitur në pozitën e njëmbëdhjetë.