Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MARCA

Alonso mbetet madrilen

REUTERS

Alonso mbetet madrilen


28 December, 2013 @21:46

Sipas të përditshmes madrilene, Marca, Xabi Alonso të cilit i përfundon kontrata me Real Madridin në qershor të vitit 2014 ka bërë një kthesë të madhe dhe ka vendosur që të negociojë me ekipin madrilen për vazhdimin e saj.

Përkundër se Los Blancos janë munduar më parë që të zgjasin kontratën e Alonsos, vetë lojtari kishte thënë se nuk dëshiron të mbetet në Santiago Bernabeu.

Por, sot Marca insiston se Alonso tash do të ulet në tavolinë me Florentino Perezin, kryetarin e Real Madridit për të vazhduar kontratën. Bile, Marca shkruan se 32 vjeçari ka angazhuar që tani agjentin e tij të bëhet gati për 6 janar për t’ia nisur negociatave.

Sipas kësaj gazete bëhet e ditur se e tëra që don Alonso është mosluhatja e rrogës dhe minimum kontratë dyvjeçare, me opcion për të tretin. Rroga e tij parashihet të jetë diku rreth 7 milionë eurove për stinor.

Për të siguruar përkrahjen e ekipit të Real Madridit për Xabi Alonson është përkujdesur edhe Cristiano Ronaldo i cili ka thënë për gazetës se Xabi është i pazëvendësueshëm në pozitën e tij. “S’ka si ai,” është cituar të ketë thënë njëri ndër futbollistët më të mirë në botë aktualisht, Cristiano Ronaldo.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga