KONFIRMOHET LËNDIMI

Arsenal Official
Ozil mungon deri në 3 ndeshje
29 December, 2013 @14:47
Kryetrajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka konfirmuar se mesfushori gjerman i tyre, Mesut Ozil, do të mungojë për dy deri në tre ndeshje për shkak të lëndimit të krahut.
Ai nuk ka qenë në listën e lojtarëve të paraqitur për ndeshjen e sotme të posafilluar ndaj Newcastle Unitedit në St James’ Park.
Në intervistën e tij para ndeshjes së sotme Wenger ka konfirmuar.
“Do të dëshiroja ta kem këtu, por ai ka probleme me krahun e tij. Do të mungojë për dy ose tre ndeshje,” ka thënë Wenger transmeton Soccerway sot.
Arsenal në rast se e mposht Newcastle Unitedin sot do ta përmbyll vitin 2013 si lider i ligës elite angleze të futbollit.