DERBI

REUTERS
Chelsea rrëzon Liverpoolin
29 December, 2013 @20:43
Vetëm dy xhiro u deshën që lideri i Premier League, Liverpool, të bie nga pozita e parë në të pestin. Dy disfata nga dy skuadra që luftojnë për kreun e tabelës kanë rrëzuar Liverpoolin në vendin e pestë të tabelës.
Bile, tash Liverpool është gjashtë pikë larg pozitës së parë të cilën e mban Arsenali. Për më tepër, Liverpool ka më së shumti humbje tash në krahasim me të gjitha ekipet e katërshes kryesuese (5 humbje). E rivali i tyre lokal Everton, vazhdon të jetë ekipi me më së paku humbje në ligë (2 humbje).
Në fakt ekipi i Brendan Rodgers ia nisi mrekullueshëm ndeshjes kur avancuan me anë të golit të mbrojtësit sllovak, Martin Skrtel, pasi që më parë golashënuesi më i mirë i Premier League, kishte asistuar duke goditur me kokë mbi Branislav Ivanovicin e Chelseat.
Por, vetëm disa minuta më parë sulmuesi kamerunas i Chelseat, Samuel Eto’o, ishte afër situatës për tu përjashtuar pas një faulimi të ashpër të Jordan Hendersonit - por shpëtoi.
E pastaj në skenë doli Eden Hazard, i cili me një gol të bukur barazoi rezultatin derisa pak më vonë ka qenë pikërisht Eto’o i cili shënoi për 2-1, që doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes.
Në pjesën e dytë, Mamadou Sakho ishte afër shënimit të golit të barazimit për Liverpoolin, derisa më vonë Eto’o kishte edhe një rast për të bërë fitoren e ekipit të tij edhe më të thellë, por nuk arriti.
Chelsea përfundon vitin në vendin e tretë të Premier League me dy pikë më pak se Arsenali, derisa Liverpool tashmë, i pesti, gjindet 6 pikë prapa liderit nga Londra, Arsenal.
Rezultatet komplete të xhiros dhe tabela aktuale.