PARAGLIDE

aeroklubi
Islami fiton edhe në Gostivar
25 September, 2012 @13:18
Pas etapës së parë të kampionatit të fluturimeve të lira të mbajtur në Korçë, muajin e kaluar, ishte radha e Gostivarit si mikpritës i etapës së dytë.
I organizuar nga Klubi Kondor i Gostivarit, etapa e dytë e kampionatit mblodhi 43 garues, ndërsa kishte edhe mysafirë që kishin ardhur të lëshohen për qejf.
I pari në renditjen e përgjithshme, Xhonatan Islami, ka përfunduar përsëri i pari duke marrë 1113 pikë në Gostivar, ku garuesit lëshoheshin prej Malit të Thatë, e ateronin në fshatin Çegran. Hizdri Gubetini i cili ishte i dyti në renditjen e përgjithshme dhe kampion aktual, arriti që të përfundojë i treti, mirëpo morri pikë të mjhaftueshme që ta ruajë vendin e dytë në klasifikim (1599 pikë), para etapës së tretë që mbahet në Prishtinë, në fillim të nëntorit.
Në vendin e dytë në Gostivar doli Hikmet Sinan, i cili përkundër se ia nisi keq në tre raundet e para, tre raundet e fundit fluturoi shumë mirë, duke mbledhur 1316 pikë, të cilat ishin të mjaftueshme që ai të ngritet në pozitën e tretë të renditjes së përgjithshme pas dy etapave të para.
GOSTIVAR/ ETAPA II/ RENDITJA:
1. Xhonatan Islami, 1113 p.
2. Himet Sinan, 1316 p.
3. Hizdri Gubetini, 1599 p.
4. Visar Gjikolli, 1968 p.
5. Ilir Kafazi, 2210 p.
RENDITJA E PËRGJITHSHME:
1. Xhonatan Islami, 1491 p.
2. Hizdri Gubetini, 2204 p.
3. Hikmet Sinan, 2816 p.
4. Ilir Kafazi, 2854 p.
5. Visar Gjikolli, 3468 p.