CHALLENGE CUP
Kastrioti ndaj serbëve
21 July, 2015 @12:51
Kastrioti i Ferzajit do të përballet me Radnickin e Kragujevacit në xhiron e dytë të Challenge Cup.
Shorti i tërhequr sot nga EHF ka vënë përballë skuadrën tonë dhe atë serbe, derisa fituesi i kësaj përballjeje do të luaj ndaj Dobrudas bullgare.
Ndeshja e parë pritet të zhvillohet në Kosovë, ndërsa e dyta në Serbi, nëse nuk ndërron diçka deri në datën e lojës, që pritet të përcakohet në vazhdim.