PARA SHORTIT
Rivalët europian të ekipeve kosovare
Teksti: FHK
16 July, 2015 @15:24
Sot Federata Evropiane e Hendbollit publikoi listën e skuadrave të paraqitura për garat e EHF Kupave për edicionin 2015/16, sipas rangut te garave pra Kupës së Kampionëve, EHF Kupës, Challenge Kupës dhe Kupës së Fituesve te Kupave në te dy konkurrencat, kurse shorti do të terhiqet të martën me datën 21korrik ne ora 11:00 ne selinë e EHF-it në Vjenë.
E para qe do te paraqitet ne gara është KH BESA Famiglia kamponi i Kosovës për edicionin 2014/15, që do te bënë gara në EHF CUP ne kuader te rrethit të parë, dhe ndeshjet zhvillohen më më 5/6 shtator ndeshja e parë respektivisht më 12/13 ndeshja e dytë. Rivalët e KH BESA Famiglia sipas para shortit te dirigjuar mund të jenë këto skuadra: Pölva Serviti (EST), Hubo Initia Hasselt (BEL) , SSV Bozen Loacker (ITA) , PGU-Kartina TV Tiraspol (MDA), HC Lovcen (MNE) , HC Fregata-Burgas (BUL) , Riihimäki Cocks (FIN) , HB Käerjeng (LUX) , Dinamo Bucuresti (ROU) , Haslum HK (NOR) , RK Porec (CRO), A.S.D. Romagna Handball (ITA).
Tri skuadrat tjera të cilat do te përfaqësojnë Kosovën në CHALLENGE CUP janë Prishtina, Kastrioti (Ferizaj) dhe Kosova (Vushtrri), derisa Prishtina për shkak te rejtingut me te lartë u kualifikua per rrethinë e tretë qe zhvillohet me 21/22 nëntor respektivisht më 28/29 ndeshjet e kthimit, kurse dy skuadrat tjera Kastrioti dhe Kosova në këtë garë përballjet e para do ti kenë ne kuader te rrethitë te dytë që zhvillohen më 10/11 tetor ndeshjet e para dhe më 17/18 tetor ndeshjet e kthimit , ndërsa kundërshtarët e mundshëm mund të jenë këto skuadra evropiane si vijon: Samtredia (GEO), MSK Povazska Bystrica( SVK), IBV Vestmannaeyjar(ISL), SKIF Krasnodar(RUS), ABC/Uminho (POR) , HC Radnicki Kragujevac (SRB), HC Berchem (LUX) , HC Vise BM (BEL) AO Poseidon Loutrakiou (GRE) , Bursa Nilüfer BLD S(TUR).
Derisa në konkurencën e meshkujve kemi 3 skuadra ne Challenge Cup, në konkurrencëne femrave Kosova do te jetë e pranishme më 2 skuadra ne EHF CUP , kampioni Kastriuoti dhe vicekampioni Prishtina, sipas rangimi të EHF-it. Këto skuadra ndeshjet e para i zhvillojnë më 17/18.10.2015 dhe ato revanshe me 24/25.10.2015. Rivalet e mundshme per rrethinë e dytë për KHF Kastrioti dhe KHF Prishtina janë: Pogon Baltica Szczecin (POL), RK Zagorje(SLO), Alavarium Love Tiles (POR), HC Galytchanka (UKR), IUVENTA Michalovce (SVK) , Succes Schoonmaak/VOC (NED) , SPONO Eagles (SUI), DHK Banik Most (CZE), ZRK Naisa (SRB), O.F.N. Ionias (GRE), Hubo Initia Hasselt( BEL), Fram (ISL) , Indeco Conversano (ITA), HB Dudelange (LUX).
Skuadra e vetme debytuese në garate Kupave të EHF-it është skuadra e femrave Shqiponja nga Gjakova, e cila do te sfidohet ne CHALLENGE CUP, ne kuader te rrethit te tretë të kesaj Kupe prestigjioze te EHF-it që zhvillohet më 14/15 nentor 2015 me ndeshjet e para dhe me 21/22 me ndeshjet kthyese. Për kundërshtarë mund të ketë këto skuadra: London Angels HC, GBR, HIFK FIN , ZRK Mlinotest Ajdovscina SLO, Izmir BSB SK TUR, KGHM Metraco Zaglebie Lubin POL, WHC Knjaz Milos SRB, Schuler Aufbouwgroep DOS NED , Yellow Winterthur SUI , ZRK Pelister 2012 (MKD).