XHUDO
Fillojnë përgatitjet për Botëror
16 July, 2015 @17:06
Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, pas Lojërave Europiane që u mbajtën në Baku, ku edhe Kosova e fitoi medaljen e vetme pikërisht nga sporti i xhudos, ka bërë përzgjedhjen e xhudisteve që do ta përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Botëror të xhudos që do të mbahet në qytetin Astana të Kazakistanit më 24-30 gusht.
Kuka ka përzgjedhur xhudistet Majlinda Kelmendi (52 Kg), Distria Krasniqi (52 Kg) dhe Nora Gjakova (57 Kg), të cilat menjëherë kanë filluar përgatitjet e para për Kampionatin Botëror, duke u stërvitur një javë në Slloveni dhe Hungari së bashku me reprezentacionin e Sllovenisë dhe me dy xhudistet japoneze. ndër më të mirat në botë në kategoritë e tyre.
Përgatitjet do të vazhdojnë këtë javë në kampin ndërkombëtar që do të mbahet në Pejë, në qendrën sportive “Ippon” ku do të jenë pjesëmarrës rreth 100 xhudistë nga të gjitha klubet kosovare dhe nga shtetet si: Austria, Shqipëria, Mali i Zi, Rumania etj.