Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AUTOSPORTS

Të dielën, fjalën e kanë femrat

Foto: Poster i garës

Të dielën, fjalën e kanë femrat


Shkruan: FASK

11 July, 2015 @8:43

Figura të shumta publike, garuese profesioniste, ish-garuese në kampionatet e ish-Jugosllavisë, gra e vajza të reja kanë konfirmuar pjesëmarrjen në garën e automobilizmit për femra, e cila do të zhvillohet këtë të diel në Prishtinë. 

Në shtegun e garës do të jetë edhe deputete nga Kuvendi i Kosovës.

Në garën e së dielës pritet të marrin pjesë edhe zyrtare nga të gjitha komunat e Kosovës dhe nga të gjitha komunitetet. Po ashtu pritet të ketë garuese edhe nga Shqiëria e Maqedonia.

Garën e organizon Auto Klubi Eurogoma Racing Team në mbështetje të Federatës së Auto Sportit të Kosovës.

Gresa Rexhepi, zyrtare e AK Eurogoma Racing Team shprehet optimiste për një garë, e cila do t’i arsyetojë pritjet.

“Tashmë jemi në fazën përfundimtare të përgatitjeve dhe besojmë se deri të dielën gjithçka do të jetë gati. Presim të jetë një ditë e mirë për dashamiret e automobilizmit, një ditë me shumë argëtim, ndërsa rezultatet nuk do të jenë në plan të parë“, ka thënë Rexhepi, e cila më pas ka shtuar: “Përveç argëtimit dhe garës, besojmë se në këtë mënyrë edhe do të sensibilozjmë botën femrore për ta bindur veten se është e barabartë me meshkujt në çdo sferë të jetës”.

Gjithsesi që të dielën të pranishme do të jenë edhe femra që kanë përvojë të madhe në automobilizëm. Garuesja aktive Zana Daka, do të jetë pjesë e Komisionit Sportiv, ndërsa pjesëmarrëse në shteg do të jetë Valbona Habibaj, e cila më parë ka marrë pjesë në kampionatet e automobilizmit në ish-Jugosllavi.

APLIKIMI

Aplikimin për garë e bëni në këtë vegëz

Moderatorë të garës do të jenë MC Beka dhe Teuta Krasniqi, që është edhe një arsye më tepër për të besuar se e diela e kësaj jave do të jetë një ditë me plotë argëtim.

Gara mbahet në rrugën “Tirana” në Prishtinë, grumbullimi i garueseve fillon në orën 08:00 , ndërsa hapja zyrtare e garës do të jetë në orën 12:00.

Organizatori është përkujdesur edhe për shpërblimet për të mirët. Pozita e parë për secilën kategori (gjithsej janë katër kategori të ndara sipas fuqisë së veturave) do të shpërblehet me 200 euro, e dyta me 150 dhe e treta me 100 euro. Po ashtu do të shpërblehet edhe garuesja që e arrin kohën më të mirë të shtegut. Për tri pozitat e para do të ketë edhe kupa dhe mirënjohje.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera