TENIS KOSOVA
Përfundon seminari i tenisit
9 July, 2015 @10:34
Në Prishtinë përfundoi me sukses seminari katërditor i tenisit i organizuar nga Federata e Tenisit të Kosovës me mbikqyrje të Federatës Ndërkombëtare të Tenisit (ITF) dhe asaj Europiane të Tenisit (Tennis Europe).
Nën udhëheqje të të deleguarit të ITF/TE për zhvilimin e tenisit në Kosovë dhe në disa shtete tjera europiane, Goran Shevcenko, seminari ishte vazhdimësi e programit për zhvillim të tenisit në Kosovë me ndihmën e ITF/TE që ka filluar në vitin 2009 në kohën kur Federata e Tenisit të Kosovës ende nuk ishte e pranuar në Tennis Europe, në të cilën organizatë u pranua në mars te këtij viti.
Dy ditët e para të seminarit u mbajtën në Prizren, ku me tenistët më të mirë në Kosovë të moshës 10-12 vjeçare u punua për “Aplikimin e Top Spinit në Forhend me qëllim të marrjes së epërsisë gjatë poenit”.
Në dy ditët në vazhdim në Prishtinë seminari u koncenturua tërësisht në goditjen e parë dhe më të rëndësishme të tenisit modern e që është “Serve (Shërbimi)”. Goran Shevcenko përmes dijës dhe eksperiencës së tij shumëvjeçare i ofroi trajnerëve dhe tenistëve nga Kosova informata shumë të detajuara, duke e zbërthyer dhe analizuar goditjen e shërbimit (serve).
Seminarin e përcollën numër shumë i madh i trajnerëve të tenisit nga Kosova, tenistë dhe prindër të cilët u ndan shumë të kënaqur me të gjitha që patën mundësi të i marrin gjatë këtij seminari.