SILVERSTONE
Hamilton fiton, përkundër dramës
5 July, 2015 @16:12
Lewis Hamilton ka fituar garën e radhës në kampionatin e Formula 1, të zhvilluar në shtegun Silverstone të Britanisë së Madhe.
Hamilton ka pranuar që ekipi i tij kishte një start të dobët në fillim të garës, mirëpo kjo ka qenë pastaj arsye që gara të bëhet interesante deri në fund.
Felipe Massa dhe Valtteri Bottas kanë pasur një garë fantastike duke rrezikuar seriozisht podiumin, por në fund, u ndanë në vendet katër dhe pesë.
Pas Hamiltonit fitues, në podium përfunduan edhe Nico Rosberg me Sebastian Vettelin.
Gara e radhës zhvillohet në Hungari, në shtegun e njohur të Hungaroringut.
TOP 3 në Great Britain GP:
1 | Lewis HAMILTON | Mercedes | 25 pikë | |
2 | Nico ROSBERG | Mercedes | 18 pikë | |
3 | Sebastian VETTEL | Ferrari | 15 pikë |
TOP 3, Renditja e përgjitshme:
1 | Lewis HAMILTON | Mercedes | 194 pikë | |
2 | Nico ROSBERG | Mercedes | 177 pikë | |
3 | Sebastian VETTEL | Ferrari | 135 pikë |