WIMBLEDON 2015
Nishikori i dorëzohet lëndimit
2 July, 2015 @8:37
Kei Nishikori, tenisti i pestë më i mirë në botë aktualisht sipas renditjes së fundit, ka lënë Wimbledonin për shkak të lëndimit.
Njeriu që përkrahet nga 120 milionë japonezë në botë, si tenist më i mirë i këtij vendi, nuk ka arritur t’i bëj ballë lëndimit që doli të jetë më serioz sesa që tha vetë lojtari pas fitores në xhiron e parë.
“Lëndimi është i njejtë. Mendoja se do të jem më mirë, por ndjeva dhimbje të mëdha gjatë stërvitjeve para ndeshjes së dytë,” ka thënë japonezi që i mundësoi kolumbianit Santiago Giraldo të avancojë në raundin e tretë të Wimbledonit pa lojë.