Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

WIMBLEDON 2015

Nadal befasohet nga numri 102 në botë, Brown

Foto: eurosport.com

Nadal befasohet nga numri 102 në botë, Brown


3 July, 2015 @0:11

Tenisti spanjoll, Rafael Nadal, që po kalon krizën e rezultateve duke u renditur i dhjeti në ATP listën botërore të tenistëve, është përshëndetur nga Wimbledon në raundin e dytë dhe atë papritmas. 

Ka qenë i kualifikuari nga pozita e 102-të, Dustin Brown, që ka shkaktuar befasinë me një lojë virtuozë për të fituar ndeshjen 3-1 ndaj Nadalit, ku ky i fundit është fitues i dyfishtë i kësaj gare prestigjioze.

Nga tenistët tjerë të renditur lartë, Andy Murray nuk ka pas probleme ndaj Robin Haases duke e mposhtur 3-0 në sete, sikurse edhe Roger Federeri që ka mposhtur amerikanin Sam Querrey,  gjithashtu 3-0 në sete. 


 
Të gjitha lajmet nga Tenis