XHUDO
Nora sot merr shpërblimin
3 July, 2015 @10:22
Xhudistja Nora Gjakova sot do të merr shpërblimin e merituar, pasi që fitoi medaljen e bronztë në Lojërat e para Europiane të mbajtura në Baku të Azerbejxhanit.
Gjakova do të pranojë çmimin prej 20 mijë eurove sot në zyret e Ministrisë përkatëse, derisa trajneri i saj Driton Kuka do të merr 10 mijë euro.
Nora Gjakova është sportistja e vetme nga ekipi i Kosovës që i ka sjellur vendit medalje nga Baku 2015.