GAME 1: KBF BASHKIMI - KBF PEJA 03

TOPSPORTI / A.P
KBF Bashkimi fillon me fitore serinë finale
8 April, 2025 @22:25
Kampionet aktuale të Ligës së Femrave, KBF Bashkimi, e nisi me fitore serinë finale të Play Offit, duke e mposhtur Pejën 03 me rezultat 82-79.
Adrienne Godbold me 20 pikë ishte koshashënuese më e mirë te skuadra prizrenase, derisa u dalluan edhe Arbnore Përquku me 19 pikë e 7 kërcime dhe Brooque Williams me 16 pikë të tjera.
Te Peja 03 u veçuan Calveion Landrum e cila shkëlqeu me triple-double prej 26 pikëve, 11 kërcimeve e 10 asistime dhe Alexis Tolefree me 22 pikë, por nuk mjaftuan për fitore.
Ndeshja e dytë e serisë do të luhet në Karagaç të Pejës, derisa skuadra e cila shënon 3 fitore shpallet kampione e Kosovës në Ligën e Femrave.