GAME 2: KBF PENZA - KBF BASHKIMI

FOTO / apostrof studio
KBF Bashkimi pa telashe në finale
4 April, 2025 @22:54
KBF Bashkimi me lehtësi e mposhti KBF Penzën edhe në ndeshjen e dytë të serisë gjysmëfinale të Play Offit me rezultat 53-104 dhe u kualifikua në finale.
Caterrion Thompson me 22 pikë ishte koshashënuesja më e mirë te skuadra prizrenase, kurse u ndihmua edhe nga Brooque Williams me 21 pikë dhe Arbnore Përquku me 18 pikë.
Te Penza u veçuan Lena Goqaj me 18 pikë dhe Jeta Zeka me 15 pikë.
KBF Bashkimi nëfinale do të takohet me KBF Peja 03.