FITORE JETIKE!

Rilind Haziraj sjell pikë jetike për Fushë Kosovën
7 April, 2025 @23:57
Sulmuesi Rilind Haziraj ka sjellë fitore jetike për Fushë Kosovën sot, në ndeshje ndaj Vjosës. Ai ka shënuar golin e vetëm dhe të fitores për “Pampurët” në përballjen që për mysafirët vlente shumë, pasi që janë në luftë direkte për mbijetesë në Ligë të Parë - Grupi B, Vjosa - Fushë Kosova 0-1 [Rilind Haziraj 33’].
Tash, as Vjosa e drejtuar nga Burim Shala nuk ka siguri për mbijetesë. Vjosa mbyllë xhiron në pozitë të gjashtë por ka 22 pikë, një më shumë se Fushë Kosova në pozitë të shtatë pas XXI xhirove. Ekipi në pozitë të rënies, në pozitë të nëntë ka 20. Deri në fund të stinorit janë edhe gjashtë xhiro - që pritet të jenë të zjarrta.
Sa për tu mbajtur mend, ndeshja ishte paraparë të luhet më 6 prill, por për shkak se stadiumi ishte i mbuluar nga bora dhe nuk arriti të pastrohej, ekipet ranë dakord që të zhvillohet në të njëjtin termin, më 7 prill.