ARRIN FITORJA!

2 Korriku përfundimisht arrin te fitorja!
5 April, 2025 @23:33
Pas pesë xhirosh pa fitore, 2 Korriku i është gëzuar trepikëshit në Ligë të Parë - Grupi B, ndërsa ekipi i Labinot Hazirit që po lufton për mbijetesë ka festuar triumfin në “Agron Rama” të Obiliqit, KEK - 2 Korriku 0-3 [Ardit Gashi 10’pen., 83’, Granit Latifi 73’].
KEK-u mbyllë xhiron në pozitë të pestë me 30 pikë nga XXI xhiro, ndërkaq 2 Korriku i teti ka 20 pikë, sa ka edhe Kika në zonë të rënies!