SHFRYTZOJNË RASTIN

Foto: KFTrepca89/ B. Pllana/ fb
Hasani përmbys Mitrovicën, Trepça’89 i afrohet kreut
6 April, 2025 @23:02
Trepça’89 jo edhe lehtë, ka fituar derbin lokal në Grupin A të Ligës së Parë ndaj Mitrovicës, për t’iu afruar kreut në 2 pikë, pasi që Drenica ka barazuar ndaj Lirisë në këtë xhiro. Ka qenë Ardian Hasani që ka bërë dallimin për ‘89-shin e Shpëtim Idrizit, që tashmë ka 40 pikë në pozitë të dytë pas XXI xhirosh, dy më pak se liderja Drenica. Mitrovica e dhjeta, me 11 pikë. Trepça’89 - Mitrovica 2-1 [Ardian Hasani 42’, 87’—Hysen Tahiri 25’]