FITORE E ELEKTRICISTËVE

Foto: KFFushëKosova/ fb
Besart Dushi vendimtar, KEK-u vazhdon me fitore
29 March, 2025 @21:56
KEK-u i drejtuar nga Afrim Visoka ka vazhduar me fitore në Grupin B të Ligës së Parë, pasi që sot mori një fitore si mysafir ndaj Fushë Kosovës me rezultat minimal, Fushë Kosova - KEK 0-1 [Besart Dushi 23’].
Ka qenë goli i lojtarit të dalluar të “elektricistëve” Besar Dushi që ka sjellë fitoren e KEK-ut, ndërsa pavarësisht angazhimit të madh të Fushë Kosovës për të barazuar rezultatin, goli s’ka ardhur dhe kështu vendasit e drejtuar nga Emin Bajrami u detyruan të pajtohen me humbje.
Pas kësaj ndeshjeje, KEK-u mbyllë xhiron e XX të Grupit B të Ligës së Parë në pozitën e pestë të tabelës me 30 pikë, ndërkaq Fushë Kosova në të shtatën. Mirëpo, Fushë Kosova ka vetëm një pikë më shumë (18) sesa Kika që është e nënta dhe është në zonë të rënies. “Pampurët” duhet të këndellen në ndeshjet e ardhshme në luftë për mbijetesë.