PËRFUNDIMTARJA U CAKTUA PËR 20 MINUTA

Foto: KFRilindja1974/ fb
Pa fitues në Pejë!
28 March, 2025 @20:51
Nuk është gjetur fituesi në ndeshjen mes Rilindjes 1974 dhe Vëllaznimit sot, të zhvilluar në “Shahin Haxhiislami” të Pejës, derisa ekipet shënuan golat herët në ndeshje, për të mos prekur më portat më vonë, Rilindja 1974 - Vëllaznimi [Sunaj Hasan 11’—Norik Krasniqi 19’].
Epërsia e hershme e vendasve, për të cilët trajneri Faruk Statovci qëndronte në tribuna për shkak të suspendimit, nuk zgjati shumë. Goli i Sunaj Hasanit asistuar nga Enis Stublla u neutralizua shpejt nga Vëllaznimi.
Ka qenë sulmuesi i dalluar i tyre Norik Krasniqi që barazoi ndeshjen, kur ndeshja nuk kishte arritur as në minutën e 20-të të saj. E këtu sa i përket golave dhe rezultatit përfundoi gjithçka, edhe pse djelmoshat kuqezi të drejtuar nga Xhengis Rexhepi në disa raste u shfaqën më kërkues.
Në fund, barazimi bën që Rilindja 1974 pas XX xhirosh të ketë 21 pikë dhe të jetë për momentin në pozitë të shtatë të renditjes. Vëllaznimi në vendin e dytë me 36 pikë, shpreson në gabimet e ndjekësve tjerë, pas barazimit të gjashtë sezonal.