Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PUBLIKOHEN DËNIMET

Suspendim dhe gjobë për trajnerët Statovci dhe Munishi!

Suspendim dhe gjobë për trajnerët Statovci dhe Munishi!


19 March, 2025 @16:48

KDE i FFK-së ka marrë Vendimet sot, ndërsa i ka publikuar ato në faqen zyrtare të saj, duke bërë të ditur edhe për dënimet dhe gjobat e trajnerëve Faruk Statovci e Ismet Munishi, të cilët reaguan dhe u ndëshkuan nga përballjet e fundjavës.

Mëposhtë, njoftimi i plotë i FFK-së:

Kryetrajneri i KF “Rilindja 1974“, Faruk Statovci nr.ID 010099M79. Motivi: Në ndeshjen e xhiro së 19-të të Raiffeisen Liga e Parë, Trepça –Rilindja 1974, i pakënaqur me akordimin e penalltisë për vendasit hyn në fushë ofendon dhe kërcënon gjyqtarin kryesor si dhe vërsulet në drejtim të gjyqtarit të katërt që të njëjtin e kërcëon dhe ofendon, sipas xhirimit televiziv.
I.Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika H i Rregullores disiplinore dënohet me 3 (tre) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.
II.Si dhe bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 300 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm. (Recedivist).

Kryetrajneri i KF “Dukagjini“, Ismet Munishi nr:ID 0009766M74. Motivi: Në momentin e caktimit të gjyqtarit kryesor në këtë ndeshje, kryetrajneri i KF “Dukagjini” , Ismet Munishi ka filluar fushatë publike ,denigruese dhe kërcënuese në drejtim të tij në rrjetet sociale, ku me pasë është shpërndarë në të gjitha mediat. I njëjti posa kanë arritur në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, gjatë inspektimit të fushës, para fillimit të ndeshjes fillon menjëherë me kërcënimet dhe sharjet në drejtimin të gjyqtarit kryesor. Në minutën e 42-të, pas shënimit të golit të mysafirëve vërsulet në drejtim të pankinës mysafire për t’u kacafytur me ta, shanë dhe ofedon në mënyrë të pakontrolluar për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt, i njëjti nuk dëshiron të largohet nga fusha por me insistimin e stafit të KF “Dukagjini” dhe delegatit të ndeshjes e largojnë për në tribuna. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor dhe xhirimit televiziv në ndeshjen Dukagjini-Drita.
I. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika C i Rregullores disiplinore dënohet me 2 (dy) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.
II. Si dhe bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 300 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga