Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJILANI - PRISHTINA

11 barazime, 10 xhiro pa fitore, fundi i Jean-Michel Cavallit?

11 barazime, 10 xhiro pa fitore, fundi i Jean-Michel Cavallit?


15 March, 2025 @15:56

Në dhjetë xhiro pa fitore ka shkuar ecuria negative e Prishtinës në ligë.

Skuadra më e trofeshme e futbollit kosovar sot barazoii 1-1 (Marko Roganovic 90+’ / Senad Jarovic (AG) 22’) ndaj Gjilanit vendas, për ta vazhduar kështu pa fitore në ligë që nga 1 dhjetori i vitit të kaluar. Fitorja e kaluar në ligë e prishtinasve është ndaj Dukagjinit.

Nga 25 ndeshje të luajtura, Prishtina ka 11 barazime. Asnjë skuadër nuk ka më shumë.

TABELA AKTUALE

Një autogol i Senad Jarovicit të vendasve ia dha epërsinë Prishtinës në minutën e 22’ të ndeshjes.

Përkundër rasteve për të dyja skuadrat, portat mbeten të paprekura deri krejt në fund të ndeshjes. Një pasiguri në mbrojtjen prishtinase dhe një top i larguar aspak mirë nga Gnapi, bënë që Marko Roganovic i Gjilanit ta çonte me kokë topin në rrjetë për 1-1, që doli të ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Barazimi i sotëm bën që Prishtina të jetë prapa Gjilanit në renditje, e a do t’i lëkundet “karrika” Cavallit pas edhe një tjetër barazimi, mbetet të shihet.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga