FITORJA E PARË PRANVERORE!

Foto: FCSuihareka/ fb
Pas shtatë xhirosh, Suhareka arrin fitore!
13 March, 2025 @18:14
Ka ardhur fitorja e parë e pjesës së dytë të stinorit në Superligë për Suharekën. Ekipi që edhe sot do të drejtohet nga trajneri i përkohshëm Armend Simnica më në fund ka arritur që të shënojë një fitore në Superligë dhe të dalë nga zona e rrezikshme e të dalë në zonë të barazhit.
Suhareka ka mposhtur Feronikelin’74, që është i fundit në renditje, me rezultat, Suhareka - Feronikeli’74 2-1 [Eneid Kodra 17’, Liridon Fetahaj 59’—Lavdim Zumberi 78’]. Loja ka qenë e hapur nga të dyja palët dhe të dyja kanë kërkuar mundësitë e tyre për të fituar, pasi që vetëm tre pikëshi do të thoshte më shumë për skuadrat në fjalë.
E vendasit, janë treguar më preciz para portës kundërshtare, kur pas asistimit të Fitim Susurit, Eneid Kodra i dha epërsinë, ndërsa në pjesë të dytë Hysen Memolla krosoi për të shënuar bukur me volej në zonë të rreptësisë Liridon Fetahaj!
Deri në fund, mysafirët e drejtuar nga Fidan Rexhepi, ndërsa kanë emëruar javë më parë Granit Dervishollin në krye të ekipit, kanë provuar me goditje nga larg, por pa arritur më shumë.
Në fund, me fitore Suhareka ngritet në pozitën e tetë, ku pas 24 ndeshjesh ka 29 pikë. Feronikeli’74 me humbjen e 17-të sezonale ka 13 pikë dhe është i dhjeti në renditje (i fundit). Mbi ta është Llapi që ka 26 pikë!