Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHPEJT GJEN ANGAZHIM TË RI!

Suhareka zyrtarizon Mirel Josën!

Suhareka zyrtarizon Mirel Josën!


13 March, 2025 @20:55

Disa ditë më parë i shkarkuar nga Vëllaznimi për shkak të rezultateve jo të pritura nga klubi në kuadër të Ligës së Parë - Grupi A, Mirel Josa ka marrë përsëri punë në Kosovë, por në Superligë.

Suhareka, debutuese në Superligë këtë stinor, posa ka zyrtarizuar trajnerin tiranas Mirel Josa, ndërsa tri herë ka shkruar gabimisht mbiemrin e tij, duke theksuar, Mirel Joca!

Përndryshe, Suhareka kishte nisur në mënyrë briliante stinorin debutues në Superligë nën drejtimin e trajnerit Shpëtim Duro. Por, pashpjegueshëm ai u shkarkua nga detyra, derisa ekipi më pas emëroi Qëndrim Kidën trajner. Rezultatet nuk erdhën dhe ky i fundit dha dorëheqje.

Tash, nën drejtimin e Jocës, siç shkruajnë FC Suhareka, mbetet të shihet nëse ekipi do të mbijetojë në Superligë. Zyrtarimi i tij erdhi disa orë pas fitores në Superligë ndaj Feronikelit’74.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga