FORMACIONET ZYRTARE

11-shet startuese, Prishtina-Dukagjini
12 March, 2025 @11:33
Duel mjaft i rëndësishëm për të dyja palët, pasi që Superliga po hyn në periudhën e paimagjinueshme se çfarë do të mund të ndodhë me rezultatet. Para ndeshjes, Prishtina është e gjashta me 31 pikë, Dukagjini i shtati me 28 pikë.
Trajnerët përkatës, Jean-Michel Cavalli dhe Ismet Munishi për këtë ndeshje kanë përgatitur këto 11-she startuese.
PRISHTINA XI:
Nika; Limani, Ajdini, Raqi, Gallapeni; Islami (kap.), Llugiqi, Nimami; Gnapi Dable, Yakubu; Kryeziu.
DUKAGJINI XI:
Margono; Basri (kap.), Syla, Sinani, Neziri; Pefqeli, Millaku, Mërlaku, Xhemajli, Isufi; Berisha.