Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

I KTHEHEN FITORES

Volej i Pefqelit siguron fitore për Dukagjinin!

Volej i Pefqelit siguron fitore për Dukagjinin!


9 March, 2025 @23:47

Një gol i hershëm, bukur i shënuar nga Mërgim Pefqeli ka mjaftuar që Dukagjini të merr tre pikë ndaj Malishevës, që nisi me rast shumë të mirë ndeshjen kur Drilon Hazrollaj rrezikoi seriozisht portën e vendasve.

Pefqeli pa mëdyshje në zonë të rreptësisë, krosimin e ardhur nga e majta e goditi me të parën për epërsi, që në fund doli të jetë gol i fitores,
Dukagjini - Malisheva 1-0 [Mërgim Pefqeli 10’].

TABELA AKTUALE

Kjo ishte fitorja e parë e Dukagjinit pas dy ndeshjeve, ndërsa Malisheva që vinte në këtë ndeshje pas fitores së madhe ndaj Ballkanit, nuk arriti të bëj më shumë!

Me pikët e tubuara deri tash, Malisheva mbeti e treta edhe këtë xhiro me 37 pikë nga 23 ndeshje. Dukagjini në anën tjetër doli nga zona e rrezikshme në pozitën e shtatë, duke pasur 28 pikë nga 23 ndeshje.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga