Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

I AFROHEN POZITËS 3!

Haxhihamza hero! Gjilani përsëri fiton

Fotot: SCGjilani/ fb

Haxhihamza hero! Gjilani përsëri fiton


9 March, 2025 @16:47

Fitorja e katërt në pesë ndeshjet e fundit për Gjilanin ka ardhur të dielën në mesditë, derisa ekipi i Ardian Nuhiut pas sulmeve dhe tentimeve të shumta gjeti golin.

Përkundër kësaj, është dashur që të bëj heroizëm Kenan Haxhihamza në fund të ndeshjes për të shpëtuar Gjilanin! Kjo, pasi që referi kryesor i ndeshjes akordoi penallti për Feronikelin’74 në minutën e fundit të kohës shtesë.

Përgjegjësin e mori Lavdim Zumberi, faji i të cilit Feronikeli’74 humbi ndeshjen ndaj Ballkanit në tavolinë dy xhiro më parë. Zumberi shutoi poshtë majtas, derisa Haxhihamza reagoi mirë duke e mbrojtur penalltinë.

Kenan Haxhihamza

Gjilani - Feronikeli’74 1-0 [Albin Prapashtica 70’]. Vendasit kishin më shumë nga loja. Sulmuan, krijuan raste, kishin edhe mundësi të mira, por shpesh ose paskatë, ose portieri Moschin reagonte mirë.

TABELA AKTUALE

Krejt kjo derisa në një moment Prapashtica reagoi si duhet në zonë, për të futur topin në rrjetë pas kornerit dhe për t’ia sjellë epërsinë të kuqve nga Anamorava që kanë kapur formën më të mirë të stinorit në pranverë. Epërsia në fund, u pa që ishte edhe rezultat përfundimtar dhe solli tre pikë të reja.

Gjilani mbyll xhiron XXIII në pozitë të katërt me 34 pikë, duke regjistruar fitoren e nëntë kampionale. Ndërkaq Feronikeli’74 i drejtuar nga Granit Dervisholli përkundër luftës së treguar, nuk arriti në fund ta shfrytëzojë edhe mundësinë ideale për të këpëutur një pikë nga Anamorava!


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga