MEDIA TALK

Edhe Hazrollaj drejt ligës rumune
4 March, 2025 @14:57
Futbollisti i Malishevës, Drilon Hazrollaj, pritet të bëhet futbollisti i radhës nga Superliga e Kosovës që do të përfundojë në ligën elite të futbollit rumun. Borozani.com
Sipas njoftimit të lëshuar sot nga ProSporti rumun, Hazrollaj që po përcillet nga ekipi i Rapidit të Bukureshtit është pranë arritjes së marrëveshjes me ekipin e Malishevës dhe lojtarin.
E njëjta medie ka bërë të ditur se Hazrollaj 21 vjeçar ka ndërprerë bisedimet me ekipet ukraianase dhe polake që ka pasur, kurse Rapidi ka hyrë në mes me 800 mijë euro siç shkruan aty.
Transferimi pritet të ndodhë me të përfunduar stinori në Superligë. Malisheva është në luftë për të siguruar një vend në gara evropiane, për të dytin vit radhazi. Hazrollaj është i pesti në listë të shënuesve aktualisht, me 8 gola të shënuara.