Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA - FERIZAJ

Drita e pagabueshme, shkon +11 në krye!

Foto: FC Ferizaj / FB

Drita e pagabueshme, shkon +11 në krye!


2 March, 2025 @15:51

Liderja e Superligës dhe favoritja aktuale për ta fituar titullin kampion këtë sezon, Drita e Gjilanit, sot shënoi fitore ndaj Ferizajit në shtëpi.

Këtë të fundit Drita e mposhti 2-0 (Albert Dabiqaj , 54’, Veton Tusha 70’), për ta thelluar kështu edhe më tepër distancën ndaj Ballkanit në krye, me suharekasit që u mposhtën sot në Malishevë.

Gjatë pjesës së parë, Drita ishte më kërkuese, por gol nuk pati. Rrjedhimisht, 45-minutëshi i parë u mbyll pa gola.

TABELA AKTUALE

Me të filluar pjesa e dytë, goli nuk vonoi shumë. Krosimin e Egzon Bejtullait, në portë e çoi me kokë Albert Dabiqaj (54’), për epërsinë e vendasve. Ky ishte goli i 10 personal i Albert Dabiqajt në këtë sezon të Superligës, një sezon fantastik për të.

Për momentin, vetëm Mevlan Zeka (13) ka shënuar më shumë gola se Albert Dabiqaj në ligë, ndonëse ky i fundit është mesfushor.

Fitorja e Dritës u vulos me golin e Veton Tushës në minutën e 70’ dhe kështu ndeshja u mbyll me rezultatin përfundimtar 2-0.

Përvëç që prin bindshëm në krye të Superligës, Drita e Zekirija Ramadanit për momentin ka edhe sulmin e mbrojtjen më të mirë në ligë. Në anën tjetër, Ferizaj për momentin është jashtë zonës së rrezikshme, por ende ndodhet në garë të ngushtë në luftën për mbijetesë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga