NUK KA FITUES NËN REFLEKTORË

Foto: FCPrishtina/ fb
Prishtina pa fitore në pranverë, barazon me Llapin
3 March, 2025 @23:27
Prishtina ka mbetur pa fitore në pjesën e dytë të stinorit. Në fakt kjo krizë e Prishtinës tashmë është zgjeruar në shtatë ndeshje pa fitore nëse llogariten edhe ndeshjet e fundit të vjeshtës. Bardhekaltërit vendas në “Fadil Vokrri” nën dritën e reflektorëve, përkundër dominimit nuk kanë arritur të kalojnë pengesën e quajtur Llapi.
Ekipi i Tahir Batatinës ka rezistuar dhe falë portierit Marijan Coric ka siguruar një pikë të vlefshme në luftë për mbijetesë në Superligë. Në anën tjetër, Prishtinës i mbetet të vajtojë rastet e humbura, ndërsa fitoren e parë të vitit 2025 në Superligë do të duhet ta kërkojnë në xhirot tjera.
Në fund, Prishtina 0-0 Llapi bëri që skuadrat të marrin nga një pikë, ndërsa Prishtina e Jean-Michel Cavallit mbyll xhiron e XXII të Superligë në pozitë të pestë me 30 pikë. Llapi është i nënti me 23 pikë. Për kuriozitet, dy skuadrat në fjalë kanë më së shumti barazime këtë stinor në Superligë, ku Prishtina ka regjistruar të nëntin barazim e llapjanët të tetin.