Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LLAPI - DRITA

Për herë të dytë këtë sezon, Drita mposhtet në Podujevë!

Për herë të dytë këtë sezon, Drita mposhtet në Podujevë!


8 March, 2025 @15:59

Për të dytën herë këtë sezon, Llapi ka arritur ta mposhtë skuadrën e Dritës!

Sot podujevasit e mbyllën ndeshjen me fitore minimale 1-0 (Ardit Tahiri 17’), për t’i marrë kështu tri pikë fort të rëndësishme.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga vendasit në minutën e 17’ nga Ardit Tahiri, i cili u shërbye nga Benjamin Emini.

TABELA AKTUALE

Epërsinë e pjesës së parë Llapi e mbrojti me ngulm deri në fund dhe e mbylli ndeshjen me triumf. Gjatë pjesës së dytë, Drita pati disa raste për shënim, mes tyre edhe një gol të anuluar për shkak të pozitës jashtë loje, por pa arritur dot ta gjejë golin e barazimit.

Kjo ishte humbja e tretë sezonale për Dritën. Dy prej këtyre humbjeve kanë ardhur nga Llapi, njëra sot e tjetra në shtator.

Për fatin e mirë të Dritës, Ballkani ka lëshuar pikë sot në Suharekë, duke bërë që distanca mes dy skuadrave në renditje të mbetet edhe më tutje e konsiderueshme.

Xhiron e ardhshme, Llapi i shkon Ferizajit, kurse Drita e pret Ballkanin në ndeshjen kryesore të xhiros.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga