Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AROMË TITULLI NË PJESËN E KALTËR TË GJILANIT

Drita fiton derbin, bën hapin e madh drejt titullit kampion

Fotot: DritaFC/ fb

Drita fiton derbin, bën hapin e madh drejt titullit kampion


11 March, 2025 @19:37

Me dy gola të shënuara vonë në ndeshje, kur tashmë Ballkani kishte mbetur me 10 lojtarë në fushë (Gentrit Halili 58’, e verdha e dytë), Drita ka arritur që të shënojë fitoren e 16-të kampionale në Superligë, ndërsa ka zgjeruar epërsinë në krye të renditjes pikërisht ndaj Ballkanit, tashmë në 13 pikë!

Drita fitoi ndeshjen, Drita - Ballkani 2-0 [Veton Tusha 77’, Kastriot Selmani 90’], ku pjesa e parë kaoi pa raste, hiç një nga Albert Dabiqaj në minutën e 43-të të ndeshjes, kur qëlloi shtyllën nga afërsia pas një kombinimi të dyfishtë me bashkëlojtarin e tij!

Pak më shumë Drita tentoi në pjesë të dytë. Kryesisht njëjtë, me krosime për të goditur dikush me kokë në zonë. E goli erdhi krejtësisht ndryshe!

Ishte Veton Tusha që pas një gjuajtjeje të lirë të shkurtuar krosoi ulët dhe fortë, e topi nuk e preku askë në tollovi të zonës, për të marrë epërsinë vendasit (77’).

Ky gol, hapi edhe pak lojën, ngase Ballkani përkundër se me 10 lojtarë mori paksa kontrollin dhe shikonte të gjente mundësi për shënim. E në një kundërsulm të tilë Kastriot Selmani me një veprim të bukur shënoi për fitoren e madhe të bardhekaltërve nga Gjilani, pas kombinimit të mëparshëm Rron Broja që vodhi topin nga mbrojtja e kampionit, hapi lojën te Dabiqaj, që gjeti zëvendësuesin Kostyshin e ky i fundi asistoi te goli!

Tash pas 24 xhirosh, Drita lidere ka 53 pikë. Ballkani ndjekës me disfatën e gjashtë sezonale mbetet në 40 pikë i dyti në renditje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga