DUHET TË OPEROHET!

Foto: FCPrishtina/ fb
Portieri i Prishtinës mbyllë stinorin!
11 March, 2025 @11:32
Pas lëndimit të pësuar në seancë stërvitore, portieri i Prishtinës Altin Gjokaj ka mbyllur sezonin 2024/25. Njoftimin e ka bërë vetë FC Prishtina, ndërsa ekipi ka shtuar se pas ekzaminimeve mjekësore është ardhur deri te konstatimi se lëndimi i meniskusit të gjurit të tij do të kërkojë kohë!
Gjokaj nga Skenderaji, është vetëm 19 vjeçar, por parashihet si portier me potencial! Ai është 185 centimetra i gjatë dhe tash pritet të mësojë datën e operimit dhe të nis fazën e rikuperimit për të qenë së paku gati për stinorin tjetër të Superligës. Gjokaj mbron edhe portën e Kosovës U-21.