FITORE NË DERBI

Foto: FCMalisheva/ fb
Aliu hat-trick, Malisheva dënon Gjilanin
12 March, 2025 @16:01
Deri dje në formë, sot u godit fort! Gjilani ka pësuar nga hat-tricku i Altin Aliut, sot në super-formë, duke shënuar tre gola në pjesë të dytë të ndeshjes për t’i dhënë Malishevës fitore të rëndësishme dhe për t’i barazuar pikët me Ballkanin në vend të dytë. Borozani.com
Paraqitje e fortë në pjesë të dytë për djelmoshat e Bekim Isufit, fitore e sigurt, ndërkaq bëri edhe dallimin tani kur shihet tabela e Superligës. Treshja e parë duket e pakapshme nga të tjerët!
Pjesa e parë me plot raste, Malisheva tentonte me Altin Aliun, Gjilani njëherë me Senad Jarovicin në aksion të bukur, por goditje e zbehtë para portës. Drilon Hazrollaj (42’) qëllon shtyllën nga një gjuajtje e lirë. Po i njëjti, në tjetrën gjuajte (45’) të radhës, s’qëllon portën por bashkëlojtari i tij prek topin mjaftueshëm pas daljes së gabuar të Kenan Haxhihamzës, për epërsi 1-0 (45’+1).
Në pjesë të dytë, Malisheva shtoi avantazhin me Aliun, kurse nga një gjysmërast, Oltion Bilalli dha shpresë për gjilanasit 2-1 (65’). Por, derisa Gjilani i Ardian Nuhijit kërkonte golin e barazimit, në anën tjetër mbrojtja bënte gabime amatoreske!
Të dyja gabimet i shfrytëzoi Aliu për të kompletuar hat-trickun e tij dhe vendosur rezultatin përfundimtar. Malisheva - Gjilani 4-1 [Arbër Prekazi 45’+1, Altin Aliu 56’, 82’, 86’—Oltion Bilalli 65’].
Me fitore, Malisheva bëhet me 40 pikë nga 24 ndeshje në vend të tretë, njëjtë si Ballkani i dyti! Gjilani mbetet i katërti me 34 pikë nga 24 ndeshje, pas disfatës së parë të pjesës së dytë të stinorit.